Pas kaosit të krijuar në parlament nga deputetët e opozitës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo shprehet se djegia e karrigeve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët.
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë!”, shkruan Spiropali.
Top Channel