Elisa Spiropali ka mbyllur seancën e sotme plenare pas kaosit të shkaktuar, pak minuta pasi nisi, duke kthyer në kujtesë seancat “blic” të pak kohëve më parë, kur PD sërish bllokonte foltoret dhe i vinte zjarrin kartonëve. 

Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Më pas ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe u kanë vënë flakët, për t’u kthyer sërish në sallë ku shkulën mikrofonat dhe u përplasën me deputetët socialist.

Noka ka gjuajtur deputetin Petro Koçi në dorë, pas një debati të fortë verbal. Më pas Noka u njoftua se është përjashtuar nga seanca.

Pas kaosit, Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA