Gazetarja Anila Basha dhe demokrati Agron Gjekmarkaj, janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel.

Teksa po diskutohej për situatën politike dhe qeverinë teknike, Gjekmarkaj iu drejtua Bashës, duke i thënë “Ça ke ngrënë para se të vije këtu? Ke ngrënë gazetë?”.

Pjesë nga debati në studio:

Basha: Ju do ta bëni këtë revolucion për të bërë Berishën kryeministër?

Gjekmarkaj: PD në vitin 2005-20213 ka disa arritje ë nuk i ka arritur kush, mos i harroni ato.

Basha: Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe është nën akuzë për korrupsion nga SPAK.

Gjekmarkaj: Ai nuk e ka penguar rotacionin në vitin 2013. Qëllimi i tij ka qenë të dorëzonte pushtetin me zgjedhje të lira. Ehuuu komision. Sikur ke ardhur dje nga galaktika

Basha: Po thua që nuk mbrohen votat…?

Gjekmarkaj: S’ka garanci, mbrojtje e asgjë

Basha: Ai keni komisionerët tuaj në çdo qendër?

Gjekmarkaj: Si do reagosh ti ndaj qelisë? Si mbrohesh? Ore ca ka ngrënë kjo para se të vinte këtu? Gazetë ka ngrënë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA