Demokratët e nisën me bojkot marrëdhënien e re me Parlamentin në një kohë kur Shqipëria është një hap larg çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
Përjashtim me porosi të liderit në izolim bëri vetëm Komisioni për Çështjet Europiane ku kryenegociatorja e Shqipërisë Majldinda Dhuka do të prezantonte dokumentin konfidencial të çeljes së grup kapitujve të parë themelorë me Bashkimin Europian.
Demokratët u kujdesën të ndajnë aksionin e tyre nga çështjet e integrimit.
Tabaku: PartiaDemokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën.
Por, qëndrimi i opozitës nuk u mirëprit nga socialistët.
Peleshi: Thatë që e respektoni procesin e integrimit por se di si quhet mbështetje ky fillim. Për një proces që nuk është i yni as i juaji por i shqiptarëve ju lutem mos kemi marrje peng mikrofoni.
Krahas thirrjeve të kolegëve të majtë, opozitarët vijuan të këmbëngulin se mazhoranca nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.
Paloka: Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qëndrimin e kësaj mazhorance ndaj kësaj gjykate.
Deputeteja Olta Xhaçka megjithëse akuzat e Edi Palokës i dëgjoi në sy nuk replikoi me të duke ia lënë mbrojtjen sërish në dorë kolegëve.
Etilda Gjoni: Deri në këtë pikë, në këto rezultate me këtë pozicion negociues na ka sjellë drejtësia dhe me drejtësinë nuk negociojmë ashtu siç nuk komentojmë asnjë vendim gjykate.
Me mbylljen e dyerve të Komisionit, demokratët vendosën të largohen duke mos e votuar dokumentin që i paraprin mbledhjes së Konferencës së Dytë ndërqeveritare e parashikuar për në 15 tetor.
Paloka: Nuk kemi kompleks le të na akuzojnë se nuk e duam integrimin, se e kemi treguar se kush jemi ne dhe ata, por ne nuk mund të mbyllim sytë kur na mbahet lideri ne izolim dhe na burgoset deputeti.
Burgosja e Ervin Salianjit bëri që opozita të radikalizojë qëndrimin në Parlament dhe jashtë tij.
Top Channel