Pas djegies së karrigeve, tensionet vazhduan brenda Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.

Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Më pas ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe u kanë vënë flakët, për t’u kthyer sërish në sallë ku shkulën mikrofonat dhe u përplasën me deputetët socialist.

Noka ka gjuajtur deputetin Petro Koçi në dorë, pas një debati të fortë verbal. Më pas Noka u njoftua se është përjashtuar nga seanca. Më pas Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA