Kryeministri Netanyahu mbledh Këshillin e Luftës, dyshohet se do të ndërhyhet përmes tokës drejt territorit të Libanit

30/09/2024 19:43

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur mbrëmjen e sotme Këshillin e luftës në Tel Aviv. Sipas informacioneve të para thuhet se po përgatitet plani për një ndërhyrje tokësore masive të ushtrisë izraelite në territorin e Libanit.

Ditët e fundit, komandanti i Komandës së Veriut, MG Ori Gordin, së bashku me komandantin e divizionit 36, BG Moran Omer, komandantin e divizionit 98, BG Guy Levy dhe komandantin e divizionit 91, BG Shai. Klepper, kanë miratuar planet për ditët në vijim në Komandën Veriore.

Si pjesë e rritjes së gatishmërisë për luftim, ushtarët e IDF nga Brigada 188 kanë kryer stërvitje pranë kufirit verior dhe në selinë e komandës. Për më tepër, njësitë e mbrojtjes së komunitetit kanë kryer stërvitje për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA