Është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta kjo seancë plenare.

Deputeti Flamur Noka, u përplas verbalisht me deputetin Petro Koço, madje në një moment e qëllon në duar. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.

Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Më pas ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe u kanë vënë flakët, për t’u kthyer sërish në sallë ku shkulën mikrofonat dhe u përplasën me deputetët socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA