U vra nga Izraeli/ Kush ishte Hasan Nasrallah, kreu “fantazëm” që fuqizoi Hezbollahun

28/09/2024 11:43

Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, që besohet të ishte shënjestra e sulmit të ashpër ajror izraelit të së premtes në Bejrut, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Për vite me radhë, ai nuk është parë në publik pikërisht nga frika se mund të vritet nga Izraeli. Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin, sheiku luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot – dhe nderohet lart nga mbështetësit e grupit.

Nën udhëheqjen e tij, Hezbollahu ka ndihmuar trajnimin e luftëtarëve të Hamasit, grupeve paraushtarake në Irak dhe Jemen, e është furnizuar me armatime nga Irani për t’i përdorur kundër shtetit hebre. Ishte pikërisht Hasan Nasrallah ai që drejtoi evolucionin e Hezbollahut nga një milici e themeluar për të luftuar trupat izraelite që pushtuan Libanin në një forcë ushtarake më të fuqishme se ushtria libaneze, një ndërmjetësues pushteti në politikën libaneze, një ofruese të shërbimeve sociale, të shëndetësise e arsimit si dhe në një element kyc të përpjekjeve të mbështetesit te vet të madh, Iranit, në betejën për supremaci rajonale.

I lindur në Bejrut vitin 1960 në një familje të thjeshtë, Nasrallah iu bashkua lëvizjes Amal, të shëndërruar më pas në milici shiite, pasi Libani u përfshi nga lufta civile në vitin 1975. Ai dhe të tjerë u shkqput nga kjo organizatë në 1982, pak pasi Izraeli pushtoi Libanin në përgjigje të sulmeve të militantëve palestinezë. U krijua një grupim i ri islamik, që mori mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe organizative nga Garda Revolucionare e Iranit me bazë në Luginën Bekaa dhe spikati si më efikasi në mesin e milicive shiite që më vonë do të formonin Hezbollahun. Në vitin 1985, Hezbollahu zyrtarisht shpalli themelimin e tij duke botuar një “letër të hapur” që identifikonte SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik si armiqtë kryesorë të Islamit dhe bëri thirrje për “zhdukjen” e Izraelit, për të cilin thoshte se po pushtonte tokat myslimane.

Nasrallah u bë lider i Hezbollahut në vitin 1992 në moshën 32-vjeçare, pasi paraardhësi i tij Abbas al-Musaëi u vra në një sulm izraelit me helikopter. Në fjalimin e tij më të fundit, Nasrallah fajësoi Izraelin për shpërthimin e mijëra pagerëve dhe aparateve radio të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut, të cilat vranë 39 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë, dhe u zotua për hakmarrje. Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike sulmet ndaj Hezbollahut, duke nisur valë bombardimesh që vranë afro 800 njerëz.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA