Ministrat e jashtëm Hakan Fidan, Sergey Lavrov, Abbas Araghchi morën pjesë në takimin në kuadër të “Platforms së Astanës” në selinë e OKB në New York.
Vendet janë garantuese të ‘Platformës së Astana’ për uljen e tensioneve në Siri dhe nisjen e procesit politik.
Mediat turke thanë se ministrat diskutuan situatën politike, humanitare dhe të sigurisë në Siri, si dhe bënë thirrje për ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Libanit, që po shkaktojnë shtim të dhunës edhe në Siri.
Takimi theksonte rëndësinë e arritjes së paqes në terren, përfshi dhe provincën veriperëndimore të Idlib, si dhe nevojën e parandalimit të krijimit të grupeve separatiste terroriste që mund të përfitojnë nga situata aktuale, shkruan rrjeti turk Anadolu.
Gjatë takimit ministri i jashtëm turk tërhoqi vëmendjen të kërcënimi i grupeve si ISIS që sipas tij kanë rinisur sulmet në Siri.
Ai shtoi se OKB duhet të luajë një rol “drejtues” në zgjidhjen e konfliktit të Sirisë.
Siria është përfshirë nga konflikti që prej protestave të vitit 2011 kundër qeverisë së Bashar al-Assad çka u pasua nga një fushatë e rëndë ushtarake shumëpalëshe.
Top Channel