
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës! Vatikani zbulon se…
23/02 01:10
Gjatë rrugëtimit në kufirin mes Libanit dhe Izraelit, ekipi i Top Channel ka filmuar dhjetëra tanke të cilat qëndronin në gatishmëri për të sulmuar.
Deri më tani Hezbollah dhe Izraeli i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës vetëm me raketa, ndërsa ende nuk ka një urdhër për sulm tokësor.
I gjithë territori i Libanit është pushtuar nga zhurmat e sirenave, të cilat janë sinjalizuar pas sulmeve me raketa.
Aktualisht ekipi i Top Channel ndodhet në Bar’am, një kibutz në Izraelin verior.
Bar’am ndodhet afërsisht 300 metra nga kufiri i Izraelit me Libanin.
Forcat izraelite vijojnë sulmin drejt Libanit, ndërsa për Top Channel janë siguruar pamjet ekskluzive të bombardimit me raketa të një godine.
Top Channel