Takimi i Trump me Zelenskyn, ndërhyrja e presidentit ukrainas “bën xhiron e rrjetit”!

28/09/2024 14:24

Edhe pse nuk ia ka kursyer kritikat presidentit ukrainas, Donald Trump u takua me Volodymir Zelenskyn në kullën e tij në Nju Jork.

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira si me kreun e shtetit ukrainas, edhe me presidentin rus Putin dhe shtoi se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt.

“Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Është një turp, por ne do ta zgjidhim. Është një puzzle shumë i komplikuar, por do t`ia gjejmë anën në mënyrë që njerëzit t`i kthehen normalitetit në jetën e tyre si më parë.”

Ndërkohë, një moment i takimit ka bërë në veçanti xhiron e rrjetit : Kur Trump u shpreh se ka relata të mira me Putinin, Zelensky kthehet e i thotë: Unë në fakt shpresoj që të keni marrëdhënie më të mira me ne!

Takimi mes tyre erdhi pas kritikave të forta që Trump ka bërë ditët e fundit ndaj Zelenskyy. Presidenti ukrainas u prit më herët edhe nga Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën.

Ndërkohë ligjvënësit republikanë në Kongres, dënuan vizitën e Zelenskyy në një fabrikë municionesh në Pensilvani, duke e quajtur atë një “aktivitet elektoral” të organizuar siç thanë, “për të ndihmuar demokratët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA