“Ngrihuni për Hezbollahun”/ Irani thirrje myslimanëve, por Ajatollahu fshihet nga frika!

28/09/2024 14:49

“Të gjithë myslimanët të ngrihen në mbështetje të Hezbollahut”: Në vazhdën e deklaratave të ushtrisë izraelite se ka vrarë kreun e grupit militant libanez, Hassan Nasrallah, lideri suprem i Iranit ajatollahu Ali Khamenei bëri thirrje për mobilizim kundër shtetit hebre.

“Është detyrë e të gjithë muslimanëve që të qëndrojnë me të gjithë forcën e tyre përkrah popullit libanez dhe Hezbollahut dhe t’i ndihmojnë ata të përballen me këtë regjim uzurpues, të padrejtë dhe të mbrapshtë,” tha Khamenei duke iu referuar Izraelit.

Por ndërkohë, frika duket se e ka pushtuar udhëheqësin e fuqishëm të Republikës Islamike, se mund të jetë ai vetë shënjestra e radhës pas elemenimit të Nasrallahut, dhe kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh përpara tij. Reuters thotë se ajatollahu është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Republikës Islamike nën masa të rrepta sigurie.

Sipas burimeve që citon media e njohur, Irani është në kontakt të vazhdueshëm me Hezbollahun dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur se cilët duhet të jenë hapat e radhës që do të hedhin teksa Izraeli tashmë duket i pafrenueshëm në ofensivën e tij. Teherani është mbështetësi dhe financuese i mad hi Hezbollahut, të ciline  ka ndihmuar ndër vite të shndërrohej praktikisht në një shtet brenda shtetit libanez.

Mossadi izraelit e ka përshkruar si lëvizjen më të madhe terroriste në botë me 25 mijë deri në 50 mijë luftëtarë, e gati 100 mijë burra në dispozicion. Një ushtri e mirëfilltë e financuar nga Irani me 700 milionë dollarë në vit, e me një arsenal aspak për t`u nënvlerësuar raketash, kundërajrorësh e dronësh, ndërsa kundërspiunazhi i tij konsiderohet si ndër më efikasët ne rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA