Ish-kolonia e Francës kërkon dëmshpërblim në asamblenë e OKB, presidenti i Haitit pasi pi ujë me kanë: Duam ekzistencë normale

28/09/2024 16:50

Presidenti i Haitit fliste dje për ‘dinjitetin’ e vendit të tij para se të lagte kostumin me ujë duke tentuar të pinte nga një kanë e madhe.

Presidenti i përkohshëm i Haitit, Edgard Leblanc Fils ka kërkuar që Franca të paguajë “dëmshpërblim të drejtë e të saktë” për të kompensuar borxhet e detyruara të epokës koloniale mbi vendin e tij.

Por apeli i tij për “respekt” u bë viral në rrjet për të tjera arsye, pasi lagu kostumin me ujë teksa pinte nga një kanë e madhe në tavolinë.

Duke folur në asemblenë e OKB në New York, Leblanc, kreu i presidencës së tranzicionit në vendin e varfëruar, e përshkruante vendin e tij si “viktimë të padrejtësive historike që kanë ndaluar zhvillimin dhe rënduar popullin e tij”.

“Ky borxh është një penalitet i rëndë për popullin e Hatitit, që kërkon jo bamirësi, por respekt për dinjitetin e tij, dhe të drejtën e ekzistencës normale”.

Kur Leblanc tha fjalën “dinjitet,” ai ngriti një kanë të madhe uji duke tentuar të pinte prej saj, por iu derdh mbi kostum.

Pamjet e incidentit u bënë shpejt virale në rrjet pasi Leblanc ishte i vetmi folës që piu direkt nga kana e ujit dhe jo të mbushte një gotë. Nuk dihet nëse ai kishte apo jo në dispozicion gotë para tij.


Leblanc i referohej borxhit të vendosur nga Franca mbi Haitin në vitin 1825, dy dekada pas revoltës që i dha fund sundimit të Parisit.

Por Haiti u urdhërua të paguajë 150 milionë franga në pesë pagesa vjetore në këmbim të njohjes diplomatike, dhe të humbjes së asaj që dikur ishte kolonia me prodhimtare e Francës.

Sot vendi gjendet i varfëruar dhe i goditur nga kriza ekonomike e fatkeqësi natyrore.

Haiti raportohet se merrte para hua nga Franca e SHBA për të paguar “borxhin” e vendosur  dhe kur bëri pagesën e fundit në 1947, vendi i mjeruar llogaritet se kishte dorëzuar një total  prej 12 milionë franga, që sot vlejnë ekuivalenten e 560 milionë dollarë.

Por që pas pagesës finale Haiti është goditur nga kriza të njëpasnjëshme.

Diktatorët babë e bir Francois ‘Papa Doc’ Duvalier e Jean-Claude ‘Baby Doc’ Duvalier sunduan nga viti 1957 deri në 1986, kur borxhi i jashtëm rritej dhe varfëria shtohej. Ndërsa një tërmet në vitin 2010 vrau më shumë se 220,000 njerëz.

Vendi nisi të kontrollohej nga banda të ndryshme derisa në fillim të vitit u krijua Këshilli Presidencial i Tranzicionit.

FOTO GALERI
1/2
Kur Leblanc tha fjalën “dinjitet,” ai ngriti një kanë të madhe uji duke tentuar të pinte prej saj, por iu derdh mbi kostum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA