Çdo fillim i ri është i vështirë.
Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për fëmijët, pasi dikush ka lënë kopshtin e duhet të përshtat me një regjim të ri që nga orët mësimore e deri tek detyrat e shtëpisë. Ndërsa për të tjerët që janë më të rritur, është më e lehte edhe pse vijnë nga pushimet e gjata e verore.
“Fëmijët u përshtaten shpjet, edhe pse ne kemi bërë një tjetër shkollë.
‘U përshtaten shumë, edhe mësuesja na pëlqen“.
Por të gjitha këto përgjegjësi të reja për fëmijët nuk sjellin dëm, por dobi për zhvillimin e tyre.
“Frekuentimi i shkollës është premisa për të fituar shumë shkathtësi. Përshembull respektimi orarit, ora 8:00 e mëngjesit është tani një normë. Së dyti është respekti për më të rriturit. Klasat e para mësojnë se ai që të mëson dhe është më i rritur duhet respektuar. Sa më natyrale të jetë kjo aq më shpjet ata e përvetsojnë. “
Shkolla tek fëmijët e klasës së parë nuk luan vetën një rol edukativ, por edhe psikologjik pasi ngarkesa me detyra shtëpie forcon edhe më tepër marrëdhëniet familjare, ku më i rritur do të kujdeset për më të voglin që po hedh hapat e para drejt botës së dijes.
“Ose detyrat e shtëpisë edhe pse duken si një detyrë pedagogjike në vetvete nënkupton bashkëpunimin prind-fëmijë në mjedisin e shtëpisë. “
Përshtatja me mjedisin e shkollës është më e lehtë për ata fëmijë të cilët kanë frekuentuar që në moshë të hershme institucionet arsimore si çerdhe apo kopshte.
Socializimi me shokët e klasës dhe respekti për figurën e mësuesit tek këta fëmijë është i menjëhershme, pasi këtë rol më parë ata e kanë ndeshur tek edukatorja e kopshtit.
Top Channel