“Gjyqësori nuk ka guxim të japë drejtësi”, avokati i Salianjit: Beteja për drejtësi deri në gjykatat ndërkombëtare

27/09/2024 22:31

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho ka reaguar në Facebook, pak orë pasi deputeti shkoi në burgun e Fierit, aty ku do të kryejë edhe dënimin.

Ai thekson se beteja për drejtësi do të jetë deri në gjykatat ndërkombëtare.

Postimi i Brahos:

Qe nga maji i vitit 2018 e deri sot e kam asistuar si mik dhe si avokat Ervin Salianjin qe nga pyetja e pare ne cilesine e personit qe kishte dijeni per vepren penale e deri ne proceduren e ndjekur per ekzekutimin vullnetar te nje vendimi penal qe e denoi pa ligj.

Qe ne kohen e Romes se lashte, i madh e i vogel e di qe nuk ka kallezim te rreme pa kallezim, te vetmit qe rastisen qe nuk donin ta dinin kane qene ata qe e kane hetuar, akuzuar dhe denuar Ervinin dhe Jetmirin ne dy shkalle te nje gjyqesori qe nuk ka guxim te jape drejtesi.

E gjithe dosja, e cila eshte unike per nga numri i fashikujve dhe veprimeve procedurale hetimore qe jane ndermarre ndonjehere per “kallezim te rreme”, nuk ka asnje prove te vetme qe mund te ngarkoje me pergjegjesi penale Ervinin, megjithate rezultati eshte nje vendim i formes se prere qe e denoi me burg pa fakt penal dhe pa asnje prove.

Megjithate, kjo nuk na dekurajon per te ndjekur betejen per drejtesi deri ne fund sepse patjeter qe diku ne nje gjykate, ne mos shqiptare, nderkombetare, do gjenden disa gjyqtare qe denoncimin publik te nje deputeti te opozites, do e konsiderojne gur themeli te demokracise dhe jo fakt penal.

Ti ke qene dhe mbetesh miku im, jo vetem ne betejat e ligjit, por ne çdo hap te kesaj rruge te veshtire. Aty ku drejtesia vonon, miqte qendrojne!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA