Sali Berisha, kryetari i PD mbajti fjalën e tij në një lidhje direkte për Kryesinë e PD, pas vendimit të Apelit për deputetin e PD, duke e dënuar me 1 vit burg.

Berisha: Një ngjarje plotësisht e parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Salianji me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar Geronm Xhafa, Fatmir dhe Edi Ramës u dënua me një vit burg, për guximin që ai tregoi për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve dhe zgjedhësve të tij duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja.

Trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Me këtë akt Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit, veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbët e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite dikur në errësirë zgjodhën narkoshtetin, për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendoni.

Sot Geron Xhafa, arriti të dënojë deputetit guximtar Ervin Salianji, sepse ai në ndërgjegjen e tij zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjodhi midis kokë-uljes dhe indiferencës e moskokëçarjes t’i thotë kriminelit kriminel, edhe pse ishte vëllai ministrit.

Ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen dhe më dinjitozen ndaj jush, nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se ‘Geron Xhafa’ drejton trafiqe dhe ka mbrojtjen e vëllait të tij. Nuk shpifi, ishte i dënuar. Salianji është i dënuar se ai guxoi për ju t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA