Talibanët thirren nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për diskriminim ndaj grave (fotot)

26/09/2024 17:04
Aktorja Meryl Streep dhe Asila Wardak ne eventin e grave ne OKB

Qeveria e Afganistanit ka gjashtë muaj kohë për të justifikuar veprimet e tyre para se Gjykata të mbajë seancën e çështjes.

Padia e diskriminimit ndaj qeverisë Talibane është bërë nga vende si Kanadaja, Australia, Gjermania e Holanda dhe raportohet se është e para e këtij lloji.

Lëvizja u njoftua në asemblenë e përgjithshme të OKB, ku u tha se Gjykata e Hagës “po përdoret nga një shtet për të paditur një shtet tjetër për diskriminim gjinor”.

Çështja bazohet në konventën e eliminimit të diskriminimit ndaj grave të miratuar në 1979 e të ardhur në fuqi në 1981.

Afganistani ka ratifikuar konventën në vitin 2003, para ardhjes së tailibanëve në pushtet për herë të fundit në 2021.

Afganistani raportohet se ka gjashtë muaj kohë për të prezantuar argumentet e tij para mbajtjes së një seance në gjykatë mbi çështjen.

OKB raportohet se ka kërkuar diskutime me zyrtarët afganë ku çshtja e të drejtave të grave ishte hequr nga axhenda për të bindur talibanët të merrnin pjesë.

Zhvillimi vjen teksa në Afganistan qeveria Talibane ka dekretuar ndalohen të flasin në publik, duke nxitur një lëvizje modeste proteste gjatë së cilës gratë këndojnë për të bërë të dëgjohet zëri i tyre, shkruan rrjeti britanik The Guardian .

Në një event në OKB kësaj jave, aktorja amerikane Meryl Streep tha: “Një mace femër ka më shumë të djerta se një grua, atje sepse ajo mund të ulet para dyqanit të saj për të ndjerë diellin në fytyrë, për të ndjekur një ketër në park, kur sot parqet në Afganistan janë të mbyllura për gratë”.

Analistja e grupit Akila Radhakrishnan, e grupit Atlantic Council tha: “Kjo padi e fokusuar te të drejtat e grave mund të sjellë drjetësinë e kërkuar për gratë në Afganistan, dhe të krijojë një precedent të ri mbi çështjen.”/The Guardian/

FOTO GALERI
1/3
Zhvillimi vjen teksa në Afganistan qeveria Talibane ka dekretuar ndalohen të flasin në publik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA