22/11 22:35
Nedim Bajrami ishte padyshim ylli i fitores së Rangers përballë Malmo në Ligën e Europës, duke shënuar brenda 55 sekondave.
Ky ishte goli i parë i fantazistit shqiptar me fanellën e skocezëve dhe i pari që nga goli historik që shënoi përballë Italisë në Europian, pas vetëm 24 sekondave.
Jo vetëm njeriu i golave të shpejtë, por Bajrami është dhe njeriu i rekordeve, me 25-vjeçarin që theu një “tabu” që nuk ndodhte që nga viti 1998.
Përpara 26 viteve, ishte Gennaro Gattuso që shënoi në minutën e parë për Rangers në një kompeticion europian, gjë që u përsërit sërish nga Nedim Bajrami mbrëmjen e sotme.
Top Channel