Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027, me të dyja vendet që do të jenë pritëse të këtij evenimenti.
Të enjten e 26 shtatorit, UEFA ka bërë me dije se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Federata Shqiptare dhe ajo serbe u bashkuan në maj të këtij viti për të mirëpritur evenimentin më të madh të futbollit në kontinent për moshat nën 21 vjeç.
Sipas planit, Serbia do të organizojë pjesën më të madhe të ndeshjeve të turneut me 16 skuadra, në të cilin luhen 31 takime dhe nevojiten 8 stadiume të standarteve ndërkombëtare, arsye pse pala serbe kishe nevojë për ndihmë nga një prej vendeve të rajonit, duke siguruar bashkëpunimin me Shqipërinë.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e UEFA-s, që pritet të vijë më 16 dhjetor, në mbledhjen e radhës të Komisionit Ekzekutiv.
Top Channel