I dënuari që priste ekzekutimin prej 50 vjetësh, çlirohet nga akuzat në Japoni (fotot)

26/09/2024 16:09

I burgosuri që ka pritur më gjatë dënimin me vdekje, është çliruar dje nga akuzat më shumë se 50 vjet pas dhënies së dënimit.

Ish-boksieri Iwao Hakamada, 88 vjeç, ishte burgosur në 1968 për vrasje të katërfishtë dhe pritej të ekzekutohej.

Dje një gjykatë në Hakamada e shpalli atë të pafajshëm në rigjykim duke ndryshuar vendimin “e gabuar” në mënyrë sensacionale.

Lirimi i Hakamada nga gjykata e Shizuoka e bën atë të dënuarin e pestë akuzat e të cilit rrëzohen gjatë viteve të pasluftës në Japoni.

Gjykatësi  Koshi Kuni i tha se pranonte falsifikimin e provave që tregonin se Hakamada nuk ishte fajtor.

Hakamada u dënua për vrasjen e vitit 1966 të një drejtuesi kompanie dhe te familjarëve të tij duke i vënë zjarrin shtëpisë në Japoninë qendrore.

Pas pretendimeve të vazhdueshme të pafajësisë vetëm pas 27 vjetësh ai bindi autoritetet për rigjykimin e parë të çështjes.

Apeli i dytë u depozitua nga motra e tij Hideko Hakamada në 2008, e cila është aktualisht 91 vjeçe.

Hakamada ishte liruar nga burgu në 2014 duke kryer dënimin në shtëpi prej shëndetit të dobët dhe rrezikut të ulët të arratisjes.

Gjykata kishte vendosur në favor të tij në vitin 2023, duke i hapur rrugë rigjykimit të fundit të nisur prej fillimit të vitit.

Hakamada thotë se ishte detyruar të pranonte krimin nga presioni ushtruar nga hetuesit.

Motra e tij Hideko Hakamada i kishte kushtuar gjysmën e jetës së saj provimit të pafajësisë së vëllait.

Ajo tha: “Arritja e rigjykimit ishte aq e vështirë, sepse të tilla janë ligjet kriminale”.

SHBA e Japonia janë të vetmet shtete të G7 që kanë ende dënimin me vdekje. Sondazhet në Japoni tregojnë mbështetje të publikut për ekzekutimet, sipas mediave.

Ekzekutimet në Japoni kryen fshehtësisht dhe të burgosurit njoftohen për to vetëm mëngjesin e ekzekutimit. Edhe publikimet e krimeve apo identiteteve të të burgosurve janë të kufizuara, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/4
Ish-boksieri Iwao Hakamada, 88 vjeç, ishte burgosur në 1968 për vrasje të katërfishtë dhe pritej të ekzekutohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA