Gjatë grabitjeve të 5 bankave në shtetin nigerian të Kwara të akuzuarit shkaktuan vdekjen e 33 njerëzve, sipas zyrtarëve.
Sot gjykata e lartë në Kwara tha dënimet me vdekje për pesë të akuzuarit, megjithse ata bënë lutje për mëshirë.
Prokurori Rotimi Jacob gjashtë vitet e shpenzuara në hetimin e ngjarjes ia kishin vlejtur për të provuar faktet.
Gjykatësja Haleemah Salman duke dhënë vendimin tha: “Të pestë ju do të vareni që kjo të shërbejë si një mësim për të tjerë”.
Avokati mbrojtjës Abdullahi Jimba, tha se kishte parashikuar që do të shkonte kështu por do të apelojë dënimin.
Grabitësit raportohet se asokohe sulmuan pesë banka në qytetin e lashtë të Offa duke shkaktuar vdekjen e viktimave, mes të cilëve të paktën nëntë policë.
Gjatë kësaj kohe i dyshuari kryesor Michael Adikwu, humbi jetën në burg.
Bashir Mohammed, an aktivist i të drejtave të njeriut në Nigeri, kritikonte dënimin e rëndë.
“Gjykimi është tepër i rëndë dhe drejtësia duhet të kishte treguar mëshirë tha Mohammed duke sugjeruar se dënimi më i përshtatshëm do të ishte burgim i përjetshëm, shkruan rrjeti vendas premium times.
Top Channel