U shpall kampion bote me Francën, ish-ylli i Real Madrid jep dorëheqjen nga futbolli i luajtur pas dëmtimit të rëndë

25/09/2024 10:22

Raphael Varane është tërhequr nga futbolli pasi pësoi një dëmtimi që pësoi në gju në debutimin e tij me klubin italian Como.

Mbrojtësi 31-vjeçar iu bashkua skuadrës së Serie A këtë verë pasi u largua nga Manchester United si lojtar i lirë, por luajti vetëm 20 minuta për skuadrën e Fabregas në një ndeshje të Kupës së Italisë përpara se të zëvendësohej.

Ish-ylli i Francës, i cili ishte një nga pikat kyçe në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2018, u largua nga United në fund të kontratës së tij këtë verë pasi bëri 95 paraqitje në tre sezone për anglezët.

Varane, i cili është më i njohur për periudhën e tij te Real Madrid, ku luajti 360 ndeshje në 10 sezone, kishte nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Como me opsionin e një sezoni tjetër, por ndërpreu kontratën duke i dhënë përfundimisht sezonit të luajtur.

Përveç Kupës së Botës, Varane fitoi çdo gjë me “Los Blancos”, si 4 Champions League, 4 Kupa Bote për Klube, 3 La Liga, 3 Superkupa Europe etj. gjithashtu, ai ka fituar me Manchester United një FA Cup dhe një Kupë Lige.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA