Starton sot Europa League! Zbresin në fushë Manchester United, Lazio apo Gallatasaraji?

25/09/2024 20:03

Europa League starton sezonin e ri një javë pas Champions League.

Me mbylljen e sezonit të fundit me shumë interes sërish klube të mëdha do të zbresin në fushë për të diskutuar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Europë për klube. Fitorja e Atalantës theu një hegjemoni spanjolle prej vitesh e ndërthurur herë pas here me klube angleze.

Në këtë mbrëmje të parë të Europa League do të zbresë në fushë Manchester United, i cili do të ketë një ndeshje delikate me holandezët e Twentes, pasi skuadra angleze ka një ngërç në sulm së fundmi.

Gallatasaraji luan gjtihashtu kundër PAOK-ut. Turqit vijnë nga fitorja ndaj Fenerbahces së Murinjos në derbi dhe morali është aq lart sa klubi nuk kërkon ta lëshojë Osimhen në janar.

Ndërkohë Lazio do jetë në një transfertë jo të lehtë me Dinamon e Kievit. Ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe futbollistët shqiëptarë që aktivizohen me disa klube që luajnë sot dhe nesër në Europa League. Gjithësesi në këtë aktivitet të madh të klubeve europiane shqiptarët nuk do të jenë vetëm protagonistë të klubeve. Në këtë mbrëmje njëra nga ndeshjet I është besuar gjyqarit të kolegjiiumit të Tiranës për të vendosur drejtësi.

Bëhet fjalë për takimin mes AZ Alkmaar dhe Elfsborgut që do të drejtohet nga Juxhin Xhaja, i ndihmuar nga asistentët Arbër Pema dhe Rejdi Avdo dhe si i katërt është caktuar Albert Doda. Emocionet e Europa League do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA