Për popullin shqiptar që sipas të dhënave të census është mbi 50% e besimit mysliman, shfaqja e një teologu në rrjetet sociale dhe predikimi i besimit në mënyrë të hapur përtej institucioneve të kultit ishte diçka e re dhe inovatore.
Misioni i radhës e sjell Elvis Naçin në ekranin më të madh në trevat shqipfolëse, Top Channel, me programin më popullor, “Për Shqiptarët”.
Në një intervistë për Grida Dumën në Top Story ai theksoi se është i sigurt që të gjithë shqiptarët do t’i bashkohen me shpirt dhe zemër “sepse është gjë shumë solidare që t’i gjendesh atij që ka nevojë”.
Elvis Naçi: Drejtuesit e Topit ishin dakord që në trojet tona mungonte një emision i këtij zhanri. Unë asnjëherë nuk shaj askënd por nëse nuk më pëlqen unë tregoj modelim tim. Mendoj që jam 90% i sigurt që të gjithë shqiptarët do të na bashkohen me shpirt dhe zemër sepse është gjë shumë solidare që t’i gjendesh atij që ka nevojë. Presim të premten dhe shpresoj që siç topi di t’i bëjë gjërat të shkojë.
Top Channel