Izraeli gati të sulmojë nga toka! Shefi i ushtrisë: Bëhuni gati, po përgatisim terrenin për një operacion të mundshëm në Liban

25/09/2024 17:52

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, u ka thënë trupave të tij të bëhen përgatiten pasi mund të zhvillohet një sulm i mundshëm nga toka në Liban.

Ai tha se avionët tashmë kanë goditur në tokë, për të përgatitur terrenin për hyrjen e tyre dhe gjithashtu për të goditur Hezbollahun. “Nuk po ndalemi, do vazhdojmë t’i godasim dhe t’i godasim kudo. Qëllimi është shumë i qartë – të kthehen të sigurt banorët e veriut.”

Shefi i ushtrisë shtoi se për ta arritur këtë, po përgatitet një manovër. “Kjo do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja manovruese, të hyjnë në territorin e armikut, të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si baza të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore”, tha ai.

“Hyrja juaj në ato zona me forcë, do t’i lejë të kuptojnë se çfarë do të thotë të përballesh me një forcë profesionale, shumë të aftë dhe me përvojë në betejë. Ju po hyni shumë më të fortë dhe shumë më me përvojë se ata”, zbulohet t’u ketë thënë Halevi trupave të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA