Goditet grupi shqiptar i trafikimit të kokainës në Itali/ U ‘fundosën’ nga përgjimet, si e merrnin drogën në Amerikën e Jugut dhe e sillnin në Europë

25/09/2024 10:05

Pas një hetimi disa vjeçar, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Breshias në Itali, është goditur një grup i trafikimit të drogës që kryente aktivitet në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni.

Prokuroria ka lëshuar urdhër arreste për 61 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal që synonte trafikimin ndërkombëtar të kokainës, si dhe pastrim parash.

Mediat vendase shkruajnë se nga aktiviteti janë sekuestruar 60 milionë euro.

Për realizimin e operacionit autoritetet italianë po bashkëpunojnë me Europolin, Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë ambasadës italiane në Tiranë, Shqipërisë, Polakës dhe forcat policore zvicerane dhe mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor (Eurojust).

Masat u kryen nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias dhe vijnë në përfundim të hetimeve komplekse, përfshirë ato ndërkombëtare, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Aktiviteti kriminal u zbulua nga bisedat e zbërthyera nga SKY ECC dhe përgjimeve telefonike.

Grupi kriminal kishte selinë në Shqipëri dhe do të importonte drogën nga Amerika e Jugut në Evropë duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas do ta sillte në Itali duke e lëvizur me kamionë, duke kaluar nga Spanja ose Holanda.

Paratë e përfituara nga shitja e kokainës, i dorëzohej një shoqatë italo-kineze, e cila transferonte kapitalin e paligjshëm jashtë vendit. Shuma e madhe e parave nga trafiku i drogës rridhte nëpërmjet një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem pastrimi parash që synon të fitojë para nga faturat e rreme (të barabarta me 375 milionë euro) të lëshuara nga sipërmarrës të pajtueshëm.

Ky mekanizëm u jepte trafikantëve të drogës një avantazh të trefishtë në krahasim me sistemet më tradicionale të transferimit të parave të gatshme përmes transportit fizik ndërmjet kufijve: minimizimi i rrezikut për t’u zbuluar gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë, futja e të ardhurave nga krimi dhe kursimi i komisioneve për shkak të transfertave.

Krahas masave paraprake të ditës së sotme, shkruajnë mediat italiane, gjatë veprimeve hetimore tashmë janë arrestuar në flagrancë 21 kriminelë të shoqatës dhe sekuestruar rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta dhe municione përkatëse, 8 makina dhe 360 kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg mund të kishte fituar rreth 30 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA