Është vënë në pranga 21-vjeçari Luçian Mëhilli, i cili një vit më parë, së bashku me dy vëllezërit e tij, ekzekutuan Valter Fjerzën.
Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për ndalimin e të kërkuarve, në lidhje me vrasjen e shtetasit Valter Fjerza, kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Luçian Mëhillin, 21 vjeç, banues në Shkodër.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.
Top Channel