Në një apel të ndjerë, Papa Francesku kërkoi fundin e përshkallëzimit të tmerrshëm të situatës në Liban, siç e cilësoi ai, teksa e quajti të papranueshme situatën e brishtë të krijuar në këtë vend dhe shtoi se po lutet për të gjithë ata që janë duke vuajtur nga lufta.
Komentet e tij, At ii Shenjtë i bëri në fundin e audiencës së përjavshme në Vatikan, e cila këtë herë u zgjat e vazhdoi dy ditë pasi u detyrua të anulonte disa takime nga gripi.
“Jam i trishtuar nga lajmet që vijnë nga Libani, ku ditët e fundit bombardimet intensive kanë shkaktuar shumë viktima e shkatërrim. Ky përshkallëzim është i papranueshëm, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë cdo përpjekje të mundshme për të ndaluar spiralen e dhunës.”
Tensionet midis Izraelit dhe grupit militant libanez janë ashpërsuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë 11 muajve të fundit. Hezbollahu ka lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit verior, në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza dhe aleatin e tij Hamasin, një grup tjetër militant i mbështetur nga Irani.
Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore gjithnjë e më të ashpra dhe vrasjen e komandantëve të Hezbollahut, ndërkohë që kërcënon me një operacion më të gjerë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar një takim urgjent për Libanin me kërkesë të Francës.
Top Channel