Alabama kryen ekzekutimin e 2-të të historisë së SHBA me gaz azot (fotot)

25/09/2024 21:50

59 vjeçari Alan Miller ishte dënuar me vdekje për vrasjen e tre njerëzve në vitin 1999.

Mediat vendase njoftojnë se i burgosuri në Alabama do të bëhet i dënuari i dytë që vritet me mënyrën mizore të asfiksisë me gaz azot.

Miller ka marrë dënimin kapital në vitin 1999 për vrasjen e ish-kolegëve të punës Lee Holdbrooks e Christoper Scott Yancy, dhe të ish-përgjegjësit të tij Terry Lee Jarvis.

Ai pritej të ekzekutohej këtë muaj me injeksion fatal, por procedura u anulua prej disa dështimeve me vendosjen e serumit me kimikatet fatale te të burgosurit fatkeqë.

Në maj 2024, gjykata e Alabama miratoi kërkesën e departamentit të burgjeve për dënimin me vdekje me ‘hipoksi të azotit’.

Sado mizore të tingëllojë kjo, ekzekutimi pritet të kryhet në burgun William C. Holman në Atmore, Alabama, deri më 27 shtator.

Shteti i Alabama ka qenë në fakt i pari që ka ekzekutuar një të burgosur me gaz azot, Kenneth Eugene Smith, në janar të këtij viti.

‘Hipoksia e azotit’ është termi i përdorur për vrasjen e njeriut duke e bërë të thithë azot sa trupi të mos ketë më oksigjen.

Në lidhej me kritikat, zyrtarët thonë se vrasja me azot është “humane dhe pa dhimbje” madje se personi humbet ndjenjat shpejt pas thithjes së azotit dhe vdes brenda disa minutave, shkruan rrjeti amerikan ABCNews.

Por megjithatë ekzekutimi i Smith kërkoi 22 minuta që prej uljes e ngritjes së perdeve të dhomës së ekzekutimit, shkruan rrjeti vendas Associated Press.

Rrjeti shtonte se gjatë “procedurës” Smith dridhej ashpërsisht i lidhur në shtrat për të paktën dy minuta para se të jepte shpirt.

Tre shtete në SHBA kanë aprovuar një mënyrë të tillë ekzekutimi, por ekspertët thanë për rrjetin vendas ABC News se vrasja me azot nuk është e testuar dhe nuk ka prova se është “humane më shumë se ajo me injeksion kimik në vena.

Dr. Joel Zivot, profesor anestetike në fakultetin mjekësor Emory University School of Medicine, tha se autopsia e Smith tregonte nxirje të lëkurës, bllokim të mushkërive dhe edema(enjtje), që dëshmojnë për një vdekje të ngadaltë e të dhimbshme nga asfiksia.

“Nëse Alabama mendon se kjo është ‘një punë e bërë mirë’, ka shumë kundërshtime, si të parin dhe Alan Miller, ata do t’i vrasin në mënyrë brutale,” tha ai për ABC News.

Prokurori Steve Marshall e përshkruante ekzekutimin e Smith “sipas manualit” por Zivot tha se metoda nuk është testuar.

“Ne nuk po themi se Kenneth Smith apo Alan Miller janë kthyer në shenjtorë që prej burgosjes, por kjo nuk ka të bëjë me mënyrën e dhënies së dënimit të tyre, kjo nuk është liçencë për të torturuar”, shtoi Zivot.

FOTO GALERI
1/3
I burgosuri në Alabama do të bëhet i dënuari i dytë që vritet me mënyrën mizore të asfiksisë me gaz azot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA