Vetëm 5 vetëm pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e zhytur në gjendje kome e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri sllovak Robert Fico ka marrë një zarf që kishte një plumb brenda.
“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb; ai është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij. Zarfi është analizuar nga stafi i specializuar për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.
Ky kërcënim i drejtuar shefit të ekzekutivit sllovak vjen në një kohë kur Europa ende nuk e ka shkundur tronditjen që shkaktoi në kontinentin e vjetër tentativa për vrasjen e kryeministrit, e cila ekspozoi nga ana tjetër edhe një polarizim tejet të thellë të shoqërisë së këtij vendi.
Personi që qëlloi Fico-n, 71-vjeçari Juraj Cintula, qe shprehur se nuk ishte dakord me politikat e qeverisë aktuale. Ai është aktualisht në paraburgim, i përballur me akuza për terrorizëm dhe rrezikun e një dënimi nga mund të shkojë 25 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Fico iu nënshtrua disa operacioneve pasi mori plagë që i rrezikuan seriozisht jetën. Politikani veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet e fundit.
Nga Riga në Bratislavë, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, dikur brenda sferës së ndikimit të Moskës, përballen me trysni në rritje që po i tensionon shoqëritë e tyre. Kjo trysni po po ngre shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rajon.
Top Channel