Tjetër plagosje me thikë, 38-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në Sarandë
24/09/2024 20:20
Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në vend, këtë herë në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur 38-vjeçarin M. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pak me herët plagosja me thikë ndodhi në Vlorë, ku për pasojë mbeti i plagosur një 23-vjeçar.
Top Channel