Shfajësimi i çuditshëm i gruas që rriste 600 bimë marijuane në apartamentin në SHBA (fotot)

24/09/2024 21:49

Një grua në shtetin amerikan të Maine e akuzuar se po rriste ilegalisht marijuana në apartament, justifikohej me autoritetet se “i pëlqente era” dhe se bimët i konsideronte si “bebet e saj”.

Kinezo-amerikania Jiamin Liao, 29 vejçe, u ndalua në fund të gushtit pasi zyrtarët sekuestruan rreth 600 bimë marijuana dhe 10 kg kanabis të përpunuar.

E akuzuara, e cila kishte gjithashtu prona në New York e Kaliforni, mori dy akuza rritje bimësh ilegale nga gjykata e Maine.

Zyrtarët thanë se Liao ishte vendosur në apartamentin në fjalë në dhjetor 2022 derisa u bastis nga autoritetet.

Ajo akuzohet se kishte gjithashtu një plantacion ilegal me marijuana në shtëpinë ne Norridgewock.

Në dokumentet e gjyqit zbulohej ajo që Liao u thoshte oficerëve që e merrnin në pyetje mbi aktivitetin e rritjes së bimëve.

E akuzuara u tha zyrtarëve se pronat i kishte blerë me paratë që i jepte familja.

Ajo shtonte se ishte duke bërë punime në shtëpinë në Norridgewock dhe bimët e marijuanës që kishte rritur aty i kishte sjellë në shtëpinë në Madison, sipas rrjetit lokal Bangor Daily News.

Liao tha gjatë marrjes në pyetje se ajo nuk e shiste marijuanën por e mbante në shtëpi sepse i pëlqente era e bimës dhe se fidanët i konsideronte si “bebet e mia”.

Nëse shpallet fajtore, zyrtarët thonin se Liao mund të dënohet me deri në 20 burg dhe me gjobë deri në  $500,000.

Zhvillimi vjen pas dhjetra raportimeve në SHBA për aksione të policisë në ferma ilegale kanabisi, kryesisht nga grupe me origjinë kineze, shkruan Daily Mail.

Autoritetet në shtetet Oklahoma, Oregon, California, New Mexico e Maine kanë raportuar një rritje të fermave kineze të kanabisit.

Ata llogarisin se ka rreth 270 ferma ilegale kanabisi me vlerë rreth $4 milairdë të nisura që prej vitit 2020.

Më parë kartelet latine dominonin dhe shpërndarjen e kanabisit në SHBA por tani njoftohet se operacionet kineze të këtij lloji po shtohen dita-ditës.

Nuk është e qartë nëse operacione të tilla financohen nga ‘Partia Komuniste Kineze’ apo grupe të lidhura me të, por ekspertët thonë se bandat janë të organizuara dhe funksionojnë mbi baza shantazhi mes tyre, spekulon rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Një grua në shtetin amerikan të Maine e akuzuar se po rriste ilegalisht marijuana në apartament, justifikohej me autoritetet se “i pëlqente era”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA