FOTO/ Prestigjiozja spanjolle është e bindur, ja kush do e fitojë “Topin e Artë 2024”

24/09/2024 10:14

Me thuajse një muaj që na ndan nga shpallja e fituesit të “Topit të Artë 2024” që do të jepet në Paris më 28 tetor, gara vazhdon të jetë e ngushtë mes disa lojtarëve, konkretisht mes Vinicius Jr. dhe Rodri.

Por duket se prestigjiozja spanjolle “Marca” nuk ka më dyshime sa i përket lojtarit më të mirë në botë për këtë vit, titull i cili sipas saj do t’i shkojë sulmuesit të “Los Blancos”.

Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema që thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin individual në futboll.

Sipas Marca , Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe , Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, si dhe sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sezonin e kaluar, Vinicius shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime në 39 ndeshje për Realin, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën Europiane dhe Superkupën e Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA