Britaniku vdes nga ataku kardiak gjatë fluturimit nga Bullgaria para pasagjerëve të tmerruar (fotot)

24/09/2024 15:16

Një fluturimi linjave Jet2 nga Burgas, Bullgari, drejt Liverpool u detyrua të ndryshonte kurs pasi ekuipazhi njoftoi vdekjen e papritur të një pasagjeri dhe u detyrua të ulej në Gjermani.

Fluturimi djeshëm nga Burgas drejt Liverpool shpalli emergjencën rreth orës 13.00 rreth dy orë pas ngritjes dhe u ul në aeroportin e Koln.

Chris Neill, babai dy fëmijve, pësoi një arrest kardiak papritur dhe u shpall i vdekur pak pas uljes, megjithë përpjekjet e pasagjerëve e stafit për ta risjellë në jetë.

Avioni gjithsesi mbërriti në Angli disa orë më vonë.

Një zëdhënës i linjave Jet2.com tha: “Konfirmojmë se fluturimi LS3214 nga Bourgas drejt aeroportit të Liverpool, Johnn Lennon, ndryshoi kurd drejt Kolnit prej një emergjence mjekësore në bord. Me keqardhje njoftojmë se klienti ndërroi jetë. Dërgojmë ngushëllimet e ndjera familjes dhe miqve të tij në këtë kohë të vështirë”.

Mediat britanike shtonn se një tjetër fluturim i linjave Jet2 në qershor pa një tragjedi të ngjashme në bord kur Rosemary Burns, e veja e futbollistit të Celtic, Tommy Burns, vdiq papritur gjatë fluturimit drejt Glasgow, Skoci.

Nuk ka arsye të saktë për vdekjet e papritura qe po ndodhin këto 3 vitet e fundit.

Homazhe të shumta bëheshin për gruan nga tifozë të Celtic, një prej të cilëve shkruante në rrjetet sociale: “E trishtë të dëgjosh se Rosemary Burns ka vdekur. Mendimet e lutjet e mia janë me famijen Burns. Tanni ajo është në paqe me Tommy.”/TheMirror//

FOTO GALERI
1/2
Mediat britanike shtonn se një tjetër fluturim i linjave Jet2 në qershor pa një tragjedi të ngjashme në bord kur Rosemary Burns, e veja e futbollistit të Celtic, Tommy Burns, vdiq papritur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA