Verifikimi i pasurisë dhe figurës për kandidat gjyqtar në GJKKO, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pranon kërkesën e Gerd Hoxhës
23/09/2024 15:26
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi pranimin e kërkesës së paditësit Gerd Hoxha për pezullimin e gjykimit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo për sa i përket kushtetutshmërisë së ngritjes dhe funksionimit te Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës për kandidat gjyqtar në GJKKO.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se KLGJ e la çdo kërkesë ne çmim te gjykatës. Pra në heshtje pranoi kërkesën për pezullim dhe dërgim në Gjykatën Kushtetuese.
Top Channel