Shpërthimi i gurores dëmtoi banesat në Dimal, merret nën hetim administratori
23/09/2024 10:20
Një shpërthim me lëndë plasëse në një gurore, ka dëmtuar disa banesa në fshatin Pashalli të Dimalit.
Policia thotë se ka nisur hetimin në gjendje të lirë për administratorin A. Ç., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 21.09.2024, në subjektin e tij, janë kryer shpërthime me lëndë plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar disa banesa në këtë fshat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Top Channel