Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte sot në Komisionin e Sigurisë për të folur në lidhje me rendin dhe sigurinë në vend, pas kërkesës për raportim që u bë nga deputetët e PD .
Gjatë debateve, socialisti Xhemal Qefalia, iu drejtua demokratit Ervin Salianji duke i thënë se nuk mund t’i kërkojë llogari ministrit të ri për ngjarjet kriminale të ndodhura më parë, por llogari mund t’i kërkojë për punën që ai ka bërë gjatë këtyre 50 ditëve. Kjo pasi sipas tij ka ende ngjarje të pazbardhura që nga koha kur në pushtet ishte Sali Berisha, si vrasja e katër protestuesve në 21 janar.
Më tej, ishte demokrati Kasem Mahmutaj i cili replikoi me Qefalinë, duke i thënë se nëse kërkon të pyes për ngjarjet e qeverisë më parë, le të pyesë Nasip Naçon, pasi në atë kohë ka qenë në pushtet.
Naço i ktheu përgjigje duke i thënë se ka kaluar me PS, pasi e kuptoi se PD dhe LSI do të rrinin gjatë në opozitë.
Xhemal Qefalia: Folët për krimet ende pa autor, ministrin që ka 50 ditë në detyrë, atëherë po ju kujtoj se ka ende vrasje të pazbardhura në kohën kur ju ishit në pushtet, katër vrasjet në bulevard ende pa autor… në kohën tuaj shifrat e krimit ishin treshifrore… Mos kopjo nga Xhaferri, se jeni bërë bashkë dhe kopjoni nga njëri-tjetri. Ed i që Salianji është në siklet dhe do të marrë rolin e protagonistit , por ke ende gjëra për të sqaruar. Ju që hodhët aludime se ministri fshihej, ja ku është… e bëni kastile
Ervin Salianji: Ca përgjigjesh?!
Kasem Mahmutaj: Meqë pyesni për krimet e qeverisë së mëparshme, mos na pyesni ne, ja ku e keni Naçon se ka qenë pjesë e qeverisë atëherë
Nasip Naço: Duke menduar gjatë që do rrini në opozitë, unë dua të bëhem me fituesin, ua lash vete dy mandate. LSI e la forcë të tretë PD në Berat, e imagjino ku keni mbërrit, të shikojmë vetëm përpara, ju rrini në opozitë.
Top Channel