Plani i Ramës për krijimin e Shtetit Bektashi tërheq vëmendjen e mediave turke: Dekret i hartuar nga ekspertë të së drejtës ndërkombëtare

23/09/2024 15:40

Plani i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi.

Gazeta turke Hurriyet i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje. Planet e kreut të qeverisë përfshijnë “bektashinjtë”, një shprehje moderne e islamizmit, dhe bazohen në modelin e Vatikanit. Siç u përmend në artikulli e gazetës, bektashinjtë janë një sekt mysliman i themeluar në Turqi në shekullin e 13-të.

Pas “Samitit për të ardhmen”, Rama takoi presidentin e Turqisë, Recep Tyipp Erdogan, në Neë York, por pa ndarë detaje se çfarë u diskutua mes tyre.

Plani parashikon krijimin e një shteti në një sipërfaqe prej 109 hektarësh në Tiranë me banorë që do të kishin administratën dhe pasaportat e tyre, siç është rasti me Vatikanin.

Dekreti është hartuar, sipas gazetës turke, nga një grup avokatësh, përfshirë ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, për t’u miratuar në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA