Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është thirrur ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike, ku ka raportuar për ngjarjet kriminale si dhe për garën e drejtuesit të policisë.
Hoxha tha se 4 kandidatë për kreun e ri të Policisë së Shtetit janë skualifikuar, ndërsa u shpreh se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ministri Hoxha tha se është i pakënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por theksoi se policia që ai ka gjetur kur mori detyrën, është e konsoliduar dhe profesionale.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale”-tha ministri.
Hoxha foli dhe për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës, ku tha se kanë ndodhur 12 vrasje dhe janë zbardhur 10 prej tyre. Ministri foli edhe për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
“Në 2024 janë regjistruar 28 vrasje nga 35 që kishte në 2023. Pogradec 10 gusht 2024 -3 shtetas të arrestuar për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës. Një debat i momenti që u kërkua që të manipulohej dhe të inskenohej për detyrat e policisë në vendngjarje. Veprimtaria e policisë është konform ligjit, të gjitha veprimet janë përputhje me procedurat standarde dhe dua të theksoj se polica e shtetit nuk klasifikon veprën penale. Këtë e bën prokuroria. Velipojë 19 gusht 2024 në një debat ët momentit krijohet një konflikt të arrestuar dy shtetas dy në kërkim. Mirditë 20 gusht 2024 është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesë një shtetas. Po këtu motivi është i pazbuluar ende e pazbardhur. Vijmë te ngjarja Memaliajt që për motive të dobëta krijoi një rrethanë të re. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm; 4 shtetas të arrestuar dhe ngjarja është e zbardhur. Tiranë 20 gusht në Laprakë një shtetas ka mbytur me litar bashkëshorten dhe dy kafshë shtëpiake në pronësi të tyre. Motivi familjar nuk dihet. Autori ka vrarë veten më pas. 24 gusht 2024 në Tiranë në unazën e re, një shtetas ka goditur me mjet prerës një tjetër i cili ka ndërruar jetë. Motivi nuk dihet, i arrestuar”, tha Hoxha.
Top Channel