“Mos më lër të vdes!”/ Sulm me thikë në Londër, humb jetën adoleshenti

23/09/2024 14:13

Një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në Londër të Britanisë së Madhe.

Një dëshmitar okular ka dëgjuar të miturin duke bërtitur “Mos më lër të vdes!”, ndërsa ka qenë i shtrirë në tokë.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e Woolwich rreth orës 18:35, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Numri i sulmeve me thikë është rritur me 4 % në krahasim me vitin e kaluar. Nga dita e nesërme dhe në vijim do të ndalohet me ligj mbajtja e armëve të fftohta si thikë apo hanxhar, ndërsa për ata që i dorëzojnë do të zbatohet amnisti dhe dëmshpërblim. Ndalimi mbulon thikat me teh më të gjatë se 20 cm dhe ato me teh të dhëmbëzuar.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik Keir Starmer nisi një iniciativë për të ndaluar përfshirjen e të rinjve në krimin me thikë, një fenomen që ai e quajti krizë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA