Ministri Hoxha i kthehet ngjarjes së Pogradecit: Vrasja nuk u fsheh, policia veproi konform ligjit

23/09/2024 11:37

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është thirrur ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike, ku ka raportuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës.

Hoxha foli për ngjarjen e rëndë në Pogradec ku mbeti i vrarë Egli Proga, ku tha se policia veproi konform ligjit dhe nuk u tentua të fshihej.

“Pogradec 10 gusht 2024 -3 shtetas të arrestuar për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës. Rasti i Pogradecit është alarmi për shoqërinë, sesi një ngjarje kthehet në krizë, u manipuluan faktet, u hodh baltë mbi policinë, veprimet e policisë në raport në ditën e ndodhjes së ngjarjes ishin në raport të ligjit. Të gjitha veprimet janë përputhje me procedurat standarde dhe dua të theksoj se polica e shtetit nuk klasifikon veprën penale.

Këtë e bën prokuroria. Velipojë 19 gusht 2024 në një debat ët momentit krijohet një konflikt të arrestuar dy shtetas dy në kërkim. Mirditë 20 gusht 2024 është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesë një shtetas. Po këtu motivi është i pazbuluar ende e pazbardhur. Vijmë te ngjarja Memaliajt që për motive të dobëta krijoi një rrethanë të re. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm; 4 shtetas të arrestuar dhe ngjarja është e zbardhur.

Tiranë 20 gusht në Laprakë një shtetas ka mbytur me litar bashkëshorten dhe dy kafshë shtëpiake në pronësi të tyre. Motivi familjar nuk dihet. Autori ka vrarë veten më pas. 24 gusht 2024 në Tiranë në unazën e re, një shtetas ka goditur me mjet prerës një tjetër i cili ka ndërruar jetë. Motivi nuk dihet, i arrestuar”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA