Nxënësit do të kenë kartelën shëndetësore shkollore, kjo me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, ku drejtuesit e shkollave publike i kanë përcjellë prindërve një letër ku shprehin nevojën për marrjen e disa të dhënave në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre.
Informacioni duhet të dorëzohet deri më 27 shtator, ku janë renditur në një listë disa sëmundje si diabet, asmë, probleme kardiake, alergji, anemi etj, ku duhet specifikuar sëmundja, që të ketë dijeni shkolla. Teksa në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, këtë vit shkollor do të angazhohen 400 mjek e infermierë në shkolla në kabinete mjekësore brenda 200 institucioneve arsimore.
“Unë kam bërë kontroll te sytë dhe te dhëmbët”, tregon një nxënës.
Krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, okulistikës dhe kujdesit dentar, për herë të para në shkolla do të bëhet i mundur edhe depistimi i skoliozës te fëmijët në moshë shkollore nga 6 deri 14 vjeç. Teksa prindërit e vlerësojmë këtë projekt kombëtar si ndihmë për familjet dhe një rikthim i mirë në kohë.
“Ky është një program që jo vetëm ndihmon nga ana ekonomike, por edhe informon fëmijët… Si dhe një ndihmë e madhe për familjet që nuk kanë mundësi t’I dërgojnë. Klinika ka pasur në shkolla edhe dikur, sa mirë që u rikthye…”, shprehen prindërit.
Top Channel