42-vjeçari, Gentjan Sopoita është plagosur me thikë në afërsi të QSUT-së, nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas deklaratës së Sopoitit, një person i paidentifikuar e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.”, thuhet në deklaratën e policisë.
Top Channel