Kryeministri i Indisë, Narendra Modi bënte thirrje sot për bashkëpunim të të gjitha shteteve kundër terrorizmit dhe për ndalimin e konflikteve të reja, në një samit të kombeve të Bashkuara në New York.
“Forca e njerëzimit është në bashkimin e tyre si kolektiv dhe jo në fushën e betejës”, tha mes të tjerash Modi.
“Nga njëra anë terrorizmi kërcënon paqen e sigurinë, ndersa krimi kibertnetik e detar po shfaqen si teatro të reja të konfikteve. Për këto është e nevojshme veprim global dhe i koordinuar për përdorim të sigurt të teknologjisë. Nevojitet kontroll global të rrjetit dixhital”.
Duke vijuar retorikën e tij të përgjithshme në rang ‘global’, Modi përmendte më tej bashkimin dhe kërkimin e harmonisë, me reforma në institucionet globale.
“Suksesi i njerëzimit qëndron në forcën kolektive, jo atë të fushës së betejës. Ndërsa për paqen e zhvillimin global janë të rëndësishme reformat në institucionet globale”, tha ai sipas AFP.
Top Channel