Forcat izraelite sulmojnë një kamp refugjatësh dhe një banesë, raportohet për 10 viktima, mes tyre 4 fëmijë

23/09/2024 14:22

Të paktën 10 persona, mes tyre 4 fëmijë kanë humbur jetën nga dy sulme të njëpasnjëshme izraelite në Gaza, ndërsa reshjet e shiut përmbytën kampet e improvizuara nga banorët e zhvendosur të enklavës.

Të paktën pesë palestinezë u vranë në një sulm izraelit në një shkollë në Nussayrat, një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite deklaroi kishte në shënjestër një qendër administrative të Hamasit të vendosur brenda zonës së përdorur më parë si shkollë. Më vonë, një sulm izraelit në një shtëpi në qytetin e Dair al-Bala, vrau një grua dhe katër fëmijë.

Nga ana tjetër  Hamasi tha sot se luftëtarët e tij kanë sulmuar disa automjete izralite në lindje të Rafas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA