VIDEO/ Festimi i veçantë që po bën xhiron e rrjetit, sulmuesi i Chelseat “kopjon” kërcimin e… Michael Jackson

22/09/2024 14:17

Chelsea arriti një fitore tjetër të rëndësishme në kampionat, me “Blutë” e Londrës që mposhtën 0-3 në transfertë skuadrën e West Ham, ku protagonist kryesor ishte Nicolas Jackson.

Sulmuesi senegalez realizoi një dy-golësh dhe gjithashtu dha dhe një asist, duke u bërë protagonist në të tre golat e Chelseat.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte festimi i tij pas golit të parë. Në fillim u duk si një kërcim i çuditshëm, por më pas ishte ai vetë që konfirmoi se zgjodhi të bënte kërcimin e Michael Jackson në këngën “Thriller”.

Në konferencën pas ndeshjes, Nicolas Jackson u shpreh se e adhuron ish-yllin e popit dhe se kjo ishte kënga e tij e preferuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA