Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Milani ia ka dalë të mposhtë Interin 1-2 në ‘Derbin e Madonninës’ mbrëmjen e kësaj të diele.
Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10-të, me anë të Pulisic. Zikaltërit provuan të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë të ndëshkojnë portën e Maignan, ishte e majta e Dimarcos në të 28-tën që ndezi festën e kampionëve të Italisë.
Teksa gjithçka po shkonte drejt një barazimi spektakolar, “ylli” holandez, Tijjani Reijnders kroson në mënyrë perfekt një top në zonë, me “shtatlartin” e mbrojtjes Matteo Gabbia, që kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin me kokë në rrjetën e “kushërinjve”, duke i sjellë skuadrës së tij fitoren pas dy vitesh në derb.
Top Channel