EMRI/ Shpërthim tritoli në Vaun e Dejës, kush është pronari i banesës që iu vu lënda plasëse

22/09/2024 21:29

Sasi tritoli është vendosur në portën e jashtme të banesës së 62-vjeçarit, Filip Dodaj, në Vaun e Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 në fshatin “Bushat. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA