Polici i cili plagosi të dashurin e gruas me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e la në masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe të mos pranojë arsyetimin e Goxharës për veprimet e tij ishin në kushtet e gjaknxehtësisë.
Sipas hetimeve, konflikti midis Goxharës dhe Kostës kishte motive xhelozie, pasi Goxhara kishte zbuluar një tradhti bashkëshortore disa vite më parë.
Gjatë një debati me gruan e tij, ajo kishte pranuar se kishte pasur një lidhje me Kostën. I nxitur nga këto rrethana, Goxhara kishte ndjekur inxhinierin e OSHEE Lorenc Kostën dhe e kishte qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur me gjashtë plumba.
Pas ngjarjes, Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndihmua nga një i afërm për t’u fshehur. Megjithatë, pas 48 orësh arratie, ai vendosi të vetëdorëzohej.
Në dëshminë e tij para autoriteteve dhe gjykatës, polici shprehu pendesë, duke deklaruar se kishte vepruar në një gjendje të rënduar emocionale, pas tronditjes psikologjike që pësoi nga e vërteta për tradhtinë.
Top Channel