Kërcënoi me kallashnikov gruan dhe qëllonte në ajër, arrestohet nga “Shqiponjat” 48-vjeçari në Vlorë

21/09/2024 12:55

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia e Vlorës është njoftuar se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni.

48-vjeçari B. I., u kap në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.

Në vijim të kontrollit në stanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA